Njoftim per aplikim "Per sherbime konsulence"
Ju njoftojmë se Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka hapur thirrjen për aplikime në APP për “Shërbim Konsulence për hartimin e projekt propozimeve dhe realizimin e detyrave teknike/inxhinierike gjatë fazave të përgatitjes së projekt propozimeve me financim të huaj”, për tematikat si më poshtë:
- Loti 1 – Shërbim konsulence për hartimin e projekt propozimeve në vijim të shpalljeve të thirrjeve nga donatorët për projekte me financim të huaj, me fond limit: 83,875,000 lekë (tetëdhjetë e tre milion e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) pa TVSH;
- Loti 2 – Shërbim konsulence për realizimin e detyrave teknike/inxhinierike gjatë fazave të përgatitjes së projekt propozimeve me financim të huaj, me fond limit 47,025,000 lekë (dyzet e shtatë milion e njëzet e pesë mijë) pa TVSH.
Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 3 vjet. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje është data 27.01.2023, ora:11.00.
Dokumentacionin e shkarkuar nga faqja e APP, e gjeni bashkëlidhur.
DST_SHERBIM_KONSULENCE.doc | 16.01.2023 | |
Evaluation_criteria_Lot_1_and_Lot_2.docx | 16.01.2023 | |
Kriteret_e_vleresimit_Loti_1_dhe_Loti_2.docx | 16.01.2023 | |
Njoftimi_i_shkurtuar_i_kontrates.docx | 16.01.2023 | |
Procesverbal_per_argumentimin_e_specifikimeve_teknike_dhe_kritereve_te_vleresimit.docx | 16.01.2023 | |
Specifikimet_teknike.docx | 16.01.2023 | |
Standard_Bidding_Documents._Consultancy_Service.doc | 16.01.2023 | |
Summary_contract_notice.docx | 16.01.2023 | |
Technical_specifications.docx | 16.01.2023 | |
Termat_e_References.docx | 16.01.2023 | |
Terms_of_reference.docx | 16.01.2023 | |
Verbal-process_on_argumentation_of_technical_specifications.docx | 16.01.2023 |