NJOFTIM PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT, PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE NGA TROJET, KUOTAT E VECANTA DHE SHTETAS TË HUAJ, VITI AKADEMIK 2023-2024
Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, aplikojnë pranë FSHN GODINA B, KATI I në datat: 04.09.2023-13.09.2023.
VEPRIMTARIA | AFATET KOHORE |
Aplikim | 04.09.2023-13.09.2023 |
Publikim i listave jo përfundimtare të fituesve | 18.09.2023 |
Ankimimi | 19.09.2023-21.09.2023 |
Shpallja e listave përfundimtare të kandidatëve fitues | 26.09.2023 |
Regjistrimi i kandidatit | 26.09.2023-03.10.2023, FSHN, Godina B, Kati I |
Plotësimi i kuotave të mbetura bosh (ulja e vijës) | 04.10.2023 |
Përfundimi i regjistrimeve i të gjithë kandidatëve fitues sipas dokumentave të dorëzuar në momentin e aplikimit. | 10.10.2023 |
Listën e dokumentacionit dhe formularët e aplikimit i gjeni në duke klikuar KËTU
Kuotat e pranimit për secilën kategori i gjeni duke klikuar KËTU