Njoftim per Workshop “Unveiling the Hidden Signals: Biomarkers of Ibuprofen-Induced Cell Toxicity”
WORKSHOP
Departamenti i Biologjisë, në kuadrin e zbatimit të projektit dy-palësh, Itali-Shqipëri 2023-2025, “PHARMATOX-Life on Drugs: A Scientific Approach to Identify Potential Impact of Pharmaceuticals in Albanian Marine Environments and their Biota Health”, të financuar nga AKKSHI, organizon Workshop-in me temë: “Unveiling the Hidden Signals: Biomarkers of Ibuprofen-Induced Cell Toxicity”, në mjediset e Laboratorit të Ekofiziologjisë, dhoma 409 A, në datat 30 Nëntor-2 Dhjetor 2023, ora 8.30-16.00.
Workshop-i synon të njohë pjesëmarrësit me të rejat më të fundit mbi ndotjen e mjedisit ujor prej produkteve farmaceutike dhe të kujdesit personal, dhe t’i aftësojë ata me shprehi laboratorike në përdorimin e metodave qelizore dhe molekulare për vlerësimin e shënjuesve biologjikë që paralajmërojnë herët në kohë, ndikimin e mundshëm toksik të ibuprofenit në organizma model.
Për më shumë informacion mbi veprimtarinë, referojuni posterit të Workshop-it, bashkëngjitur këtij njoftimi.
Ky aktivitet koordinohet nga Prof. Dr. Valbona Aliko dhe Dr. Francesca Falco, CNR, Istituto per le Risorse Biologiche e le Biotecnologie Marine, Sicili, Itali.