Shkolla Ballkanike “Data Science Applications in Physics”, Tiranë 2024

Edicioni i pestë i shkollës mbi shkencën e të dhënave, Grimcave elementare, Astro-grimcave dhe Fizikën Mjekësore, ka për qëllim të mbledhë studentë dhe kërkues të rinj nga të gjitha vendet, që studiojnë dhe punojnë në fushën e fizikës dhe shkenca ndërdisiplinore. Këtë vit kjo shkollë do jetë e dedikuar për një spektër më të gjerë të aplikimeve në Fizikë, si Fizika e Materies së Kondensuar dhe Trupit të Ngurtë.

Ky edicion i pestë, organizuar nga Departamenti i Fizikës, FSHN, UT dhe Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me mbështetjen e Politeknikut të Barit dhe Institutit Ndërkombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari, do të trajtojë leksione dhe praktika të fushave të mësipërme, me fokus analizën e të dhënave. 

Kjo shkollë do të mbahet midis datave 22-26 janar 2024.

Janë të ftuar të aplikojnë studentë nga të gjitha vendet, me preferencë nga ato të Ballkanit.

Regjistrimet janë të hapura deri në 15 dhjetor 2023; regjistrimi është pa pagesë dhe në fund të shkollës të gjithë pjesëmarrësit do ta pajisen me çertifikatë. 

Ju lutemi, dërgoni letrën tuaj të motivimit (maksimumi 1 faqe) në adresën e emailit: infoschool@ikf-akad.al

Për informacione të mëtejshme kliko KETU 

Për regjistrimin kliko KETU 


 

Të ngjashme

...