Sportet në UT, regjistrohu!
Sportet në UT, studentët mund të ndjekin pasionet e tyre!
Studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të ushtrojnë sportet edhe në kuadër të programit mësimor i cili është rikthyer në të gjitha fakultetet, për ti shërbyer angazhmit të studentëve në aktivitete fizike. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës i mbledhur me datë 9 tetor 2023, mori vendim unanim që Edukimi Fizik të futet si lëndë me zgjedhje ekstrakurrikulare, për të gjithë studentët e sistemit Bachelor në të gjitha Njësitë Kryesore, pavarësisht nga programi i studimit, e cila përvec përfitimit fizik, emocional, kulturor do paraqitet me tre kredite ekstra në suplementin tuaj në diplomë.
Me anë të këtij vendimi, të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës pavarësisht nga viti i studimit, do të kenë mundësi të regjistrohen në modulin e Edukimit Fizik, duke përfituar një mundësi mjaft të mirë për të ushtruar pasionet e tyre sportive, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare si përfaqësues të UT-së.
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, në Universitetin e Tiranës, ofron shërbimin e sportit në këto disiplina:
1.Volejboll
2.Basketboll
3.Minifutboll
4.Ping-Pong
5.Tenis
6.Atletik
7.Fitnes
8.Hiking
9.Handboll
Pedagogët e DEFSU do t’ju sqarojnë për çdo informacion që ka të bëjë me formimin e grupeve sportive dhe cdo informacion tjetër të nevojshëm.
Referojuni linkut dhe ndiqni hapat.