Takim Informues për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës
Ju informojme se ne date 25 Maj ne oren 12:00 ne sallen103B do te zhvillohet takimi Informues për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja nr. VIII të koordinuar ndërinstitucionalisht nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, të ndryshuar, është institucioni që kryen rolin e sekretariatit teknik dhe koordinimin ndërinstitucional të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror e vendor, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqëritë tregtare si dhe së fundmi organizatave jofitimprurëse.
Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike dhe personale. Target grupi i këtij programi janë të rinjtë profesionistë të moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Përgjatë zbatimit të Thirrjes nr. VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, është parashikuar që praktika për një periudhë tre mujore dhe pa pagesë të zhvillohet përgjatë periudhës shtator - dhjetor.
Për të rinjtë e interesuar, aplikimi pas hapjes se thirrjes do të bëhet online në website-n vijues: https://praktika.riniafemijet.gov.al duke filluar nga data 1 qershor.