Takim promovues për Komunikimin Mjedisor
Në kuadër të projektit "Përfshirja e Komunikimit Mjedisor përmes të mësuarit dhe lëvizshmërisë virtuale", mbështetur në kuadër të Programit Erasmus +, në datën 20 mars 2024 ora 11.00 zhvillohet takimi promovues i rezultateve të këtij projekti.
Takimi mbahet në mjediset e FSHN, salla 412A, me pjesëmarrjen e pedagogëve kontributes dhe të studentëve në këtë projekt rajonal.
Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo: Komunikimi mjedisor, mjet i fuqishëm për zhvillimin e lëvizjes mjedisore në botë dhe Shqipëri. Rezultate të projektit.
Prof. Dr. Valbona Aliko: Ndikimi i ndotjes mbi biodiversitetin: raste studimore nga Shqipëria
Prof. Asoc. Ani Bajrami: Komunikimi klimatik dhe disinformimi publik rreth tij
Dr. Ermelinda Mahmutaj: E drejta mjedisore dhe përfshirja e komuniteteve në vendimmarrjen mjedisore
Studente: Eni Hoxha: Përvoja dhe reflektime rreth pjesëmarrjes në kursin online të Komunikimit Mjedisor
Ftohen pedagogë dhe studentë të interesuar rreth cështjeve mjedisore dhe të komunikimit rreth tyre.
Projekti "Mainstreaming Environmental Communication through Online Learning and Virtual Mobility" i mbështetur financiarisht nga programi ERASMUS+ i Bashkimit Evropian drejtohet prej Institutit të Studimeve të Komunikimit, Shkup, Maqedonia e Veriut dhe zbatohet prej partnerëve: Departamenti i Biologjisë dhe Ekologjisë, Universiteti i Novi Sadit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës Detare, Universiteti i Zagrebit, Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Sarajevës, Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Më rreth tij mund të shfetoni në faqen https://communicating.green/about/