Thirrje për Shprehje Interesi për Ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit Teknik të Projekteve në Universitetin e Tiranës

Në zbatim të ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universitetit të Tiranës miratuar me Urdhërin e MASR Nr.816, datë 26.12.2018, të Vendimit të Senatit Akademik Nr.29, datë 22.07.2021, të Vendimit të Bordit të Administrimit Nr.34, datë 02.09.2021, Universiteti i Tiranës shpall thirrjen për aplikim për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit të projekteve në programin “UT - Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” sipas fushave të mbuluara nga njësitë e mëposhtëme:

 

  1. Fakulteti i Drejtësisë;
  2. Fakulteti i Shkencave Sociale;
  3. Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  4. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

 

Kriteret për aplikim

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtëme:

  1. Të jenë pjesë e personelit akademik të UT-së, ose të kenë përfunduar studimet në UT, dhe të jenë të punësuar në një IAL ose institut kërkimor brenda ose jashtë vendit;
  2. Të kenë të paktën gradën shkencore “Doktor” në fushën përkatëse apo të ngjashme me të;
  3. Të kenë përvojë në kërkim shkencor dhe projekte të kërkimit shkencor;
  4. Të kenë përvojë në shkrim, vlerësim dhe zbatim projekti;
  5. Zotërimi i titujve akademikë përbën përparësi;
  6. Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Dokumentacioni për aplikim

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë në Universitetin e Tiranës, përmes adresës së e-mailit: kerkimshkencor@unitir.edu.al dokumentacionin e mëposhtëm: 

 

  1. Shprehjen e interesit lidhur me motivimin dhe ekspertizën që ofron si kërkues shkencor,
  2. pjesëmarrës në projekte apo dhe vlerësues projektesh.
  3. Curriculum Vitae ne shqip (formati Europass) dhe listën e publikimeve;
  4. Kopje të diplomës së gradës shkencore/titullit më të lartë akademik që zotëron.
  5. Kopje të kartës së identitetit.

 

Afati i aplikimit

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit është data 11.11.2022.


 

Të ngjashme

...