Udhëzim për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit, si dhe të procedurave të përcaktimit të masës dhe mënyrës së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar
Studentët e regjistruar në vitin akademik 2022-2023 dhe në vijim, të cilët cilësohen të shkëlqyer dhe ata që të ndjekin program studimi që përbën prioritet kombëtar mund të përfitojnë mbështetje financiare, sipas rregullave e afateve të aplikimit, kritereve që plotësojnë dhe marreveshjes së nënshkruar.
Kuadri ligjor për mbështetje financiare është Udhëzimi Nr. 30 i MAS dhe VKM Nr. 386, datë 01.06.2022
Për kuadrin ligjor kliko KËTU
Për formularin e aplikimit kliko KËTU