Urdhër i QSHA për miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1Z për Maturën Shtetërore 2024
Universiteti i Tiranës njofton të gjithë maturantët se periudha e aplikimeve për Maturën Shtetërore 2024 me formularin A1Z është miratuar dhe do të zhvillohet më 28 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Institucionet përkatëse për zbatimin e këtij procesi përfshijnë Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, si dhe Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar.
Universiteti i Tiranës ju fton të aplikoni nëpërmjet formularit A1Z dhe të bëheni pjesë e programeve të tij të studimit në të cilat ka ende kuota të lira.
Për më shumë informacion dhe për aplikim, kandidatët janë të lutur të drejtohen pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve.