Workshop on Modeling and Simulations in Physics and interdisciplinary sciences

 

Workshop on Modeling and Simulations in Physics and interdisciplinary sciences. 

21 tetor 2022, Tirana, Albania

Në ditët e sotme, pothuaj në të gjitha disisplinat shkencore, kërkohet përdorimi i modelimeve dhe simulimeve kompjuterike. Në varësi të fushës studimore, këto modelime ndihmojnë mjaft në studimin apo thellimin e një dukurie të caktuar, si në kushtet kur matjet apo të dhënat mungojnë, ashtu edhe në krahasimin e rezultateve fizike me ato modeluese/simuluese. 

Në departamentin e fizikës, zhvillohen kërkime shkencore në fusha komplekse si Kromodinamikë Kuantike Rrjetore, Fizikë e Energjive te larta, Astrofizikë, Sisteme Komplekse (dinamikë opinioni, sisteme ekologjike, tregje financiare), Gjeomagnetizëm etj. Në të gjitha këto drejtime modelimet dhe simulimet kompjuterike janë elementi më i rëndësishëm dhe kyç i kërkimit, ndaj stafi jonë mund të ndajë përvojat në këto fusha si dhe të ofrojë trajnime lidhur me to, për të gjithë studentet dhe kërkuesit në fusha të ngjashme ose ndërdisiplinore. 

Prezantimet do të ofrohen në fushën e metodave llogaritëse, modelimeve dhe simulimeve kompjuterike në fizikë dhe shkenca ndërdisiplinore, të cilat në ditët e sotme nuk janë vetëm një trend por edhe një domosdoshmëri.  

Eventi do të jetë i formës hidrid, me prezantime në ambjentet e FSHN/Godina B, Salla 412 B, si dhe me prezantime online nëpërmjet platformave ZOOM/GOOGLE MEET.

Në fund të aktivitetit, të gjithë të pranishmit do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrjeje. 

Per regjistrim kliko KETU

Për më shumë informacion kliko KETU

 

Kontakt: 

email: rudina.zeqirllari@fshn.edu.al


 

Të ngjashme

...