Blerina Vrenozi është Pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës prej vitit 2007, dhe gëzon titullin akademik “Profesore e Asociuar” në Biologji (Zoologji-Ekologji-Sjellje). Studimi i saj i Doktoraturës ka qenë në fushën e Ruajtjes së Mjedisit pranë FSHN-së, realizuar me modelin sandwich pranë Senckenberg Forschungsinstitut und Naturmuseum, Frankfurt/M – GERMANY, me anë të dy bursave të DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Dienst). B. Vrenozi ka realizuar nje studim Postdoktorature në Ekologjinë e Sjelljes dhe Evolutive pranë Universitetit të Aarhusit, Danimarkë me temë “The effect of sexual selection on male mating strategies” financuar nga Erasmus Mundus, JoinEUSEE>PENTA. Se fundmi ka realizuar nje studim shkencor mbi vejushat e zeza te gjinise Steatoda dhe Latrodectus me teme “Widow Venoms: Performing Venom extractions, Assessing Venom composition and developing toxicity screening” ne Universitetin e Galway, Irlande, financuar nga European Venom Network.
Fusha e saj kërkimore është Studimi i Faunës, e fokusuar në Zoologji-Ekologji dhe përfshin: Taksonomi të gjallesave shtazore, Studimi i llojeve helmuese, Ekologji, Ekologji e Sjelljes dhe evolutive, Studime të kontrollit biologjik, Iknologji, Monitorime të Faunës si bioindikatorë të vlerësimit të mjedisit, Biologji e Ruajtjes. Gjatë punës së saj kërkimore, Prof. Vrenozi ka zbuluar mbi 50 lloje të reja të merimangave për Shqipërinë (Arachnida: Araneae), dhe një lloj të ri dëmtuesi të mundshëm të vreshtave (Lepidoptera: Zygaenidae). Puna e saj shkencore është vlerësuar me një nënlloj të ri future për shkencën emërtuar në nder të saj: Melanargia galathea vrenozina Aistleitner, 2017.
Gradat dhe titujt akademikë
Lëndët:
Fushat e interesit:
Projekte:
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Raporte Teknike:
Kërkim Shkencor, Trajnim dhe Mësimdhënie:
Leadership
Invited Speaker
Organizatore në evente shkencore:
Edituese shkencore në revista shkencore:
Shoqata shkencore të fushës së studimit:
Grante Studimi
Nderuar në Shkencë: Një nënlloj të ri future për shkencën është emërtuar në nder të punës së saj shkencore: Melanargia galathea vrenozina Aistleitner, 2017.