Bursa erasmus

Bursa erasmus

A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit? A jeni të interesuar të kryeni një periudhë mobiliteti në universitetet më prestigjoze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia Juaj.

Universiteti i Tiranës është pjesë e programit më të ri ‘‘Erasmus +’’, të lançuar nga Bashkimi Europian, i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtra. Llojet e mobilitetit, të ofruara nga ky program, përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin e I, II dhe të III si dhe shkëmbimin e stafit akademik/ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për mësimdhënie/trajnim.

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndërinstitucionale me universitetet më në zë të Europës.

Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore, të nevojshme për aktivitetin tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijimin e kontakteve personale apo institucionale për mundësi bashkëpunimi me studentë/kolegë apo universitete të tjera.

 

Dokumentet template të Erasmus+ KA107 

Learning Agreement

Teaching Mobility Plan

Training Mobility Plan

Learning Agreement During Mobility

 

Dokumentet kryesorë në aplikim për bursa Erasmus+ për studentët janë:

– CV (në gjuhën që do të zhvillohet programi i studimit);

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Vërtetim studenti (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Letër Motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

 

-Pas përfundimit të mobilitetit, studenti merr nga universiteti në të cilin ka kryer shkëmbimin dokumentat si më poshtë:

– Listën e notave;

– Certifikatën e kryerjes së mobilitetit;

– Programin mësimor/syllabuset e lëndëve të ndjekura;

– Një kopje të Survey (pyetësorit), i cili dërgohet automatikisht elektronikisht nga universiteti ku keni kryer mobilitetin.

 

Dokumentat përcillen dorazi ose në formatin PDF në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT-së ose adresën iro@unitir.edu.al, për të vijuar me proçedurën e njohjes së lëndëve akademike dhe krediteve, e cila pas dërgimit në formë zyrtare, kryhet nga secila njësi kryesore.

 

Koordinatorët  Akademik në Erasmus+ në nivel Fakulteti/Instituti: 

Prof. Dr. Etleva Hamzaraj, Zv.Dekan për Projektet Shkencore dhe Qendrat e Kërkim-Zhvillimit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Email: etleva.hamzaraj@fshn.edu.al

 

Për informacione më të detajuara mund të klikoni KETU

Mundesi aplikimi per bursa Erasmus+ per stafin akademik ne College of Social and Media Culture, Poloni

Ne kuader  te programit Erasmus + eshte hapur thirrja per aplikime per bursa mobiliteti stafin akademik me kohe te plote ne College of Social and Media Culture, Poloni per semestrin e dyte te vitit akademik  2021-2022

http://wsksim.edu.pl/  
 

Afati i fundit per aplikim eshte: 15 Tetor, 2021

Llojet e mobilitetit:  -shkembim stafi akademik per mesimdhenie

Fusha e mesimdhenies:  -Teknologji Informacioni

Kohezhjatja:  5 dite + e udhetimit 2 ditee 

Dokumentat duhen te dergohen dorazi si dhe te skanuara ne Drejtorine e Marredhenieve me Jashte dhe Studentet, Sektori i Marredhenieve me Jashte, ne adresen e e-mailit: iro@unitir.edu.al
 


 

Të ngjashme

...