Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore (AUF-ECO)
Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore (AUF-ECO) ka hapur një thirrje per projekte shumëdisiplinore, duke i dhënë perparësi inovacionit, transferimit të njohurive dhe kerkimit ne lidhje me prioritetet socio-ekonomike rajonale, per te forcuar pergjigjen e universiteteve frankofone ndaj sfidave aktuale.
Afati i fundit për dorëzim: 15 Maj 2025.
Prioritetet perfshijnë çeshtjet ekonomike, shëndetesore, sociale dhe mjedisore, menaxhimin e krizave dhe fatkeqesive, si dhe mbështetjen për akademikët ne situata rreziku.
Objektivi i thirrjes eshte të forcoje pergjigjen e universitetit frëngjisht-folës ndaj sfidave aktuale, me një ndikim afatshkurter dhe afatgjate.
Propozimet e projektit me kohëzgjatje maksimumi 13 muaj, duhet te dorëzohen nga një konsorcium i përbërë nga të paktën dy ekipe kerkimore nga institucionet anëtare të AUF në dy vende të ndryshme dhe do të zbatohen midis 1 shtatorit 2025 dhe 31 tetorit 2026, si edhe të gjitha dokumentet që perbëjnë dosjen duhet të jenë te shkruara ne frengjisht.
Për të aplikuar, konsultoni thirrjen e disponueshme në faqen e internetit: Appel à projets : soutien à la recherche scientifique francophone