Call for applications for the Regional Commission of Economic and Scienfitic Experts
Drejtoria për Europën Qëndrore dhe Lindore e Agjensisë Universitare të Frankofonisë-AUF, në lidhje me kërkesën për kandidatë për aplikim në Komisionin Rajonal Ekonomik dhe Shkencor- CREES të AUF-së, brenda datës 18 Mars 2022.
Thirrja për aplikim i adresohet eskluzivisht personelit akademik dhe shkencor të një institucioni që është anëtar i AUF-së. UT është pjesë e AUF. Aplikimet duhen dërguar në këtë adresë emaili: crees-eco@auf.org
CREES është një organ konsultativ rajonal. Ai punon me Drejtoritë Rajonale të AUF-së, Këshillit Shkencor (CS) dhe Këshillit Ekonomik dhe Social (CES), të cilët janë organe këshillimore statutore. CS merr pjesë në përcaktimin e politikës së vlerësimit shkencor të programeve të AUF-së; dhe CES merr pjesë në pasurimin e çështjeve të hapjes ndaj botës socio-ekonomike, punës dhe sipërmarrjes. CREES për Europës Qëndrore dhe Lindore përbëhet nga 12 anëtarë, 8 nga komuniteti akademik dhe 4 nga rrjetet ekonomike dhe është i ndarë, si më poshtë:
2/3 e anëtarëve vijnë nga bota akademike dhe shkencore në lidhje me Këshillin Shkencor ;
1/3 e anëtarëve vijnë nga ambienti socio-ekonomik në lidhje me Këshillin Ekonomik dhe Social.