"Data Science, Particle and Astroparticle Physics School in Tirana 2022"

Edicioni i katërt i shkollës mbi shkencën e të dhënave, astrofizikës dhe grimcave elementare "Data Science, Particle and Astroparticle Physics School in Tirana 2022",  14 – 18 qershor 2022, ka për qëllim të mbledhë dhe të informojë studentët e degës së fizikës dhe jo vetëm, mbi të rejat më të fundit nga kërkimet në fushat e fizikës së grimcave elementare, astrofizikës, fizikës mjekësore, shkencës së të dhënave, si dhe mbi mundësitë e studimit dhe punësimit në këto drejtime. Të gjitha edicionet e kësaj shkolle, të realizuara nga Departamenti i Fizikës, kanë patur mbështetjen e Universitetit të Tiranës, Ambasadës Italiane, CERN – it, Politeknikut të Barit si dhe Institutit Ndërkombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari. 

 

FUSHAT QË ADRESON SHKOLLA

  • Fizika e Energjive të larta (Fizika në LHC, Modeli Standart dhe përtej)
  • Astrofizikë
  • Kozmologji
  • Kromodinamikë Kuantike Rrjetore
  • Teknika eksperimentale në fizikën e energjive të larta
  • Përpunim të dhënash

 

Për informacione të mëtejshme linku i shkollës: KETU

Regjistrime: KETU

Data Science, Particle and Astroparticle Physics School in Tirana 2022
Poster_Summer_School.pdf 31.05.2022

Të ngjashme

...