Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Lektor” në grupin mësimor “Analizë të dhënash dhe Inteligjencë Artificiale”
Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Lektor” në grupin mësimor “Analizë të dhënash dhe Inteligjencë Artificiale” në Departamentin e Informatikës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:
Kritere te përgjithshme:
1. Të jenë diplomuar në Ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Informatikë, në “Teknologji Informacioni” ose me Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë të njëvlefshme me to.
2. Të jenë diplomuar në ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në “Informatikë”, në “Teknologji Informacioni dhe komunikimi” ose të njëvlefshme me to.
3. Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor jo më të ulët se 8; të studimeve Master i Shkencave, jo më të ulët se 8, në rastin e diplomave DIND të kenë notë mesatare të studimeve jo më të ulët se 8.
4. Të kenë fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e Informatikës.
5. Të kenë së paku tre vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”. 6. Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
7. Të mos jenë dënuar me vendim të formaës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale me dashje.
8. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
1. Preferohet të ketë njohuri të thelluara në fushën e Analizës së të Dhënave.
2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet të njohë gjuhën angleze.
3. Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup.
Kandidatet konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim
2. Curriculum vitae
3. Diplome e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar).
6. Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi.
7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, Workshop etj. (fotokopje të noterizuar)
8. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës.
9. Dëshmi penaliteti.
10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar).
11. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
12. Raport mjekësor për aftësi në punë.
13. Kopje të librezës së punës.
14. Fotokopje të ID-së.
Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 08.08.2022-22.08.2022.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.