Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për  personel akademik të kategorisë “Asistent Lektor” në Departamentin e Matematikës së Aplikuar

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për  personel akademik të kategorisë “Asistent Lektor” në Departamentin e Matematikës së Aplikuar.  Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë: 

Kritere të përgjithshme 

1. Të ketë kryer Ciklin e Dytë të studimeve, Master i Shkencave ose DND (Diplomë e Nivelit të  Dytë) në “Inxhinieri Matematike dhe Informatike”, ose ekuivalent jashtë ose brenda vendit, ose të ketë diplomë universitare DIND (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë), në sistemin 5-vjeçar  në “Matematikë”. 

2. Kandidatët që kanë kryer studime universitare në dy cikle Bachelor+Master i Shkencave ose  DNP+DND të kenë mesatare të ciklit të parë jo më të vogël se 8 (tetë), mesatare të ciklit të dytë  jo më të vogël se 8 (tetë) dhe kandidatët me diplomë universitare DIND të kenë mesatare jo më  të vogël se 8 (tetë). 

3. Të njohë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore. 

4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar. 

5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me  dashje. 

6. Të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna. 

 

Kritere të veçanta 

1. Preferohet të ketë kryer studimet në FSHN, UT. 

2. Të ketë përvojë në mësimdhënie në një IAL, në fushat e Matematikës së Aplikuar. 3. Të njohë gjuhë të programimit që përdoren në fushat e Matematikës së Aplikuar si: Python, C++,  Matlab, MPI C++, R, SPSS. 

4. Preferohet të ketë botime në revista shkencore ndërkombëtare ose pjesëmarrje në konferenca  shkencore ndërkombëtare me punime në fushat e Matematikës së Aplikuar. 

5. Preferohet të ketë çertifikime ose kualifikime të tjera plotësuese në fushat e Matematikës së  Aplikuar. 

6. Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup. 

 

Kandidatët konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e  Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Curriculum vitae. 

3. Diplome e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në  universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga  organi kompetent. 

4. Listë notash (fotokopje e noterizuar). 

5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). 6. Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje  e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent. 

7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj. (fotokopje të noterizuar) 8. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës. 

9. Dëshmi penaliteti. 

10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar). 

11. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. 

12. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

13. Kopje të librezës së punës. 

14. Fotokopje të ID-së.


Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-se nga data 07.11.2022-21.11.2022. 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. 



 

Të ngjashme

...