Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për personel administrativ, me emërtesë “Magazinier” në Degën e Financës dhe Buxhetit

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të kandidojnë janë si më poshtë: 

 

1. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm ose profesional në fushën e ekonomisë. 

2. Të ketë certifikatë për kurse të plota profesionale në fushën e ekonomisë, të njohura nga organet  shtetërore përkatëse.  

3. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit, të njohë programet bazë Microsoft Office (Exel,  Word, etj.). 

4. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet. 

5. Të mos jetë i dënuar më parë me vendim gjykatë të formës së prerë. 

6. Të jetë i komunikueshëm dhe të dijë të punojë në grup. 

 

Kandidatët konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e  Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Jetëshkrim (CV). 

3. Fotokopje të dokumentit të identifikimit. 

4. Fotokopje të dëftesës së shkollës, të noterizuar. 

5. Fotokopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërore. 

6. Çdo dokumentacion tjetër që verteton trajnime, kualifikime, arsim shtesë etj. (nëse ka). 

7. Dëshmi të njohjes të kompjuterit (fotokopje e noterizuar). 

8. Dëshmi penaliteti. 

9. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

10. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit, nëse ka. 

11. Certifikatë personale dhe familjare. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-se nga data 27.01.2025-10.02.2025 

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje,me intervistë të Drejtpërdrejta dhe me shkrim. 


 

Të ngjashme

...