Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, me emërtesë “Sekretar Mësimor”, në Degën Mësimore

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:  

Kritere të përgjithshme:


1. Të ketë përfunduar studimet e larta “Master i Shkencave”, “Master Profesional” ose diploma  ekuivalente me to (DIND). 

2. Të ketë dëshmi njohje në programet bazë të kompjuterit. 

3. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. 

4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale   me dashje. 

5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

 

Kritere të veçanta: 

 

1. Të ketë eksperiencë pune në Institucionet e Arsimit të Lartë (të paktën 2 vjet). 

2. Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet anglisht. 

3. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të dijë të punojë në grup. 

 

Kandidatët konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e  Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Curriculum Vitae 

3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e   marra në universitet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes   nga organet kompetente. 

4. Dëshmi të njohjes, certifikatë apo dëshmi kualifikimi që kanë (fotokopje e noterizuar). 5. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj(fotokopje e noterizuar). 

6. Dëshmi kompjuteri. 

7. Të paktën një reference nga punëdhësi i fundit. 

8. Dëshmi penaliteti. 

9. Dokument identifikimi. 

10.Kopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërore. 11.Raport mjëkësor për aftësi në punë. 

12.Certifikatë personale. 

13.Certifikatë familjare. 

14. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-së nga data 10.02.2025-24.02.2025. 


Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
 

Të ngjashme

...