Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lire pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me emërtesë “Specialist” në Degën e Teknologjisë dhe Informacionit.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lire pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me emërtesë “Specialist” në Degën e Teknologjisë dhe Informacionit. 

 

Kritere te përgjithshme: 

 

1. Të jetë të paktën i diplomuar në Ciklin e Parë të Studimeve Bachelor në “Informatikë”,  “ Teknologji Informacioni” ose programe studimi të ngjashme me këto. 

2. Të jetë i komunikueshëm dhe të dijë të punojë në grup. 

3. Të zotërojë gjuhën angleze. 

4. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar. 

5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale  me dashje. 

6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

 

Kritere të veçanta 

 

1. Të ketë njohuri shumë të mira mbi sistemet operative, rrjetat dhe paisjet e komunikimit. 

2. Të jetë i aftë të mirëmbaje dhe të ofroje asistencë përdoruesve të ndryshëm. 

3. Të ketë aftësi në investigimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre. 

4. Të jetë i aftë të hartojë, instalojë, konfigurojë dhe të mirëmbajë sistemet. 

5. Të ketë aftësinë për të konfiguruar dhe mirëmbajë paisjet e printerave, fotokopjeve. 6. Të ketë njohuri në bazën e të dhënave. 

 

Kandidatet konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Curriculum vitae. 

3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e  marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së  njohjes nga organi kompetent. 

4. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të cdo certifikate apo dëshmie kualifikimi që kanë lidhur  me këtë pozicion pune (fotokopje e noterizuar). 

5. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar). 

6. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit. 

7. Dëshmi penaliteti. 

8. Dokument identifikimi. 

9. Kopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërorë. 

10. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-se nga data 14.11.2022-30.11.2022. 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.


 

Të ngjashme

...