Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist në Degën e Burimeve Njerëzore”

Njoftim për vend të lirë pune 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë  pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, me kohë të plotë, “Specialist në  Degën e Burimeve Njerëzore”. 

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për këtë vend pune janë si më poshtë: 

 

        a- Kritere te përgjithshme: 

1. Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave ose diploma ekuivalante me to (DIND). 

2. Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit. 

3. Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. 

4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre  penale me dashje. 

5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

 

        b- Kritere te veçanta: 

1. Preferohet të ketë përfunduar studimet e larta në UT. 

2. Preferohet të ketë trajnime në fushën Burimeve Njerëzore. 

3. Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet anglisht. 

4. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të dijë të punojë në grup. 

5. Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë. 

 

Kandidatet konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Curriculum vitae. 

3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra  në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga  organi kompetent. 

4. Dëshmi të njohjes, certifikatë apo dëshmi kualifikimi që kanë (fotokopje e noterizuar). 

5. Dëshmi të njohjes të kompjuterit (fotokopje e noterizuar). 

6. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar). 

7. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit. 

8. Dëshmi penaliteti. 

9. Dokument identifikimi. 

10. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërorë. 

11. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-se nga data 17.07.2023-31.07.2023. 

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.


 

Të ngjashme

...