Njoftim mbi shprehjen e interesit nga CIHEAM Bari lidhur me trajnimin për menaxhimin e projekteve

Mediterranean Agronomic Institute - CIHEAM Bari, Itali ka përcjellë shprehjen e interesit, e cila ka për qëllim përzgjedhjen e pjesëmarrësve për promovimin e forcimit të kapaciteteve të 20 personave, anëtarë të stafit të IAL-ve, Qendra Kërkimore dhe Administratës publike të Puglias, Molises, Shqipëri dhe Mal i Zi nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet që do të zhvillohen në vijim (4 seminare) kushtuar menaxhimit të projekteve, rëndësisë së “përdoruesve” të projektit si dhe përfshirjes së tyre në menaxhimin e projektit gjatë zbatimit të tij.

CIHEAM Bari mbulon shpenzimet për udhëtimin dhe akomodimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur.

Afati i aplikimit është deri më datë 27.03.2023. Për më shumë informacion do të gjeni linkun e aplikimit si më poshtë:

https://www.iamb.it/work-with-us/expression-of-interest-project-fila-plus/