Njoftim për stafet akademikë dhe administrativë mbi Kongresin "Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian”
Na lejoni t’ju bëjmë me dije se, në datat 11-13 shtator 2022 do të zhvillohet kongresi me temë “Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian”, për të cilin janë njoftuar drejtuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë ku ju jeni pjesë.
Qëllimi i këtij kongresit është të bashkojë në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjencitë, partnerët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorët e projekteve në fushën e arsimit.
Sa më sipër, ju ftojmë Ju dhe stafet Tuaja akademike dhe administrative aktive, që të jeni pjesë e diskutimeve për tematikat që do të trajtohen në këtë kongres në datën 12 shtator, ku për arsimin e lartë do të zhvillohen panelet si më poshtë:
- Ndërkombëtarizimi i IAL-ve dhe pjesëmarrja në programet kornizë Horizon Europe dhe Erasmus, 11.30-13.00;
- Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni, 11.30-13.00;
- Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë, 14.30-16.00;
- Digjitalizimi në Arsimin e Lartë, sfidë dhe mundësi për IAL-të, 14.30-16.00.
Lutem lajmërimin e stafeve për të vendosur në agjendën e tyre datat 11-13 Shtator.
Agjenda e takimit do të dërgohet në një moment të dytë.