Njoftimi për pedagogë të jashtëm 2024-2025

Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e
arsimit të lartë në RSH”, neni 57, të Statutit të Ut-së, neni 68, Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs pёr nevoja tё
zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2024-2025, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё
jashtёm pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё
Burimeve Njerёzore nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, nga data 12.09.2024-23.09.2024 nё orarin 09:00-
14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:
 

1. Formularin e kёrkesёs  (I cili mund tё shkarkohet nga site web .http://www.fshn.edu.al ose  mund tё merret
pranё degёs sё burimeve njerёzore)
2. Curriculum Vitae
3. Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor ( e noterizuar)
4. Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)
5. Diploma tё gjuhёve tё huaja  (e noterizuara)
6. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar)
7. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit/  (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
8. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
9. Librezёn e shёndetit
10. Raport i aftёsisё nё punё
11. Fotokopje të ID.
 

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FSHN në vitin akademik 2023-2024 si pedagog
të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:
1. Formularin e kërkesës
2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
4. Librezёn e shёndetit
5. Raport i aftёsisё nё punё
 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FSHN për
vitin akademik 2024-2025, sipas departamenteve përkatëse ku do të  aplikojnë.

I. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Matematikës :
 

Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
 

Kritere të veçanta
1. Të ketë përfunduar studimet në programin “Master i Shkencave” në fushën e Matematikës në Universitetin
e Tiranës ose të një vendi të BE.
2. Të ketë notë mesatare të lartë të studimeve universitare (mbi 8).

3. Të ketë përvojë pozitive në mësimdhënie pranë Departamentit të Matematikës.
4. Preferohet të ketë veprimtari kërkimore në Matematikë.

 


 

II. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Matematikës së Aplikuar:

Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.


Kritere të veçanta
1. Të ketë mesatare sa më të lartë ( mbi  8).
2. Të ketë diplomë Master i Shkencave në IMI,  ose  Matematikë 5-vjeçare, ose diplomë të ngjashme të
fituar brenda ose jashtë vendit.
3. Preferohen kandidatë që kanë njohuri të mira në një nga gjuhët e programimit Matlab, C++, R, Python dhe
e përdorin në punën e tyre.
4. Preferohen kandidatë që zbatojnë metoda numerike, statistike probabilitare në punën e tyre.
5. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.


 

 

III. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Kimisë Industriale:

Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.


Kritere të veçanta
1. Të kenë mbaruar programin Master i Shkencave në Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji
Ushqimore, Inxhinieria e Proceseve Kimike dhe/ose Degë të tjera ku programi përputhet me programin e
lëndëve që mbulon Departamenti.
2. Të kenë mesatare mbi 8 në programet Bachelor, Master dhe DIND.
3. Të kenë eksperiencë në mësimdhënie dhe në praktikat laboratorike që do të mbulohen me pedagogë të
jashtëm.
4. Preferohen pedagogë të ftuar të kualifikuar me gradë shkencore “Doktor” ose tituj më lart.

 


 

IV. Kritere për aplikuesit në Departamentin Biologjisë:
 

Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
 

Kritere të veçanta
1. Pedagog për lëndën “OMGJ-të, prodhimi dhe ligjëshmëria”.
a. Të kenë diplomë Universitare në “Biologji”, ose “Biologji-Kimi”.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në Biologji, ose
degë të saj (Biologji Mjedisore, Biologji Molekulare, Mësuesi në Biologji për AML).
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca të Biologjisë.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushën e Gjenetikës dhë OMGJ-të.
 

2. Pedagogë për lëndën “Ekotoksikologji” (në programin Master në Biologji Mjedisi.
a. Të kenë diplomë Universitare në shkencat biologjike, mjeksore apo veterinare.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në Biologji
Mjedisi ose Biologji Molekulare.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin “Profesor”, ose doktorature jashtë vendit, në
biologji apo veterinari.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushat e Ekotoksikologjisë apo Biologjisë Molekulare.
 

3. Pedagogë për lëndën “Bazat e Shkencave të Natyrës”, modulet “Gjeologji” dhe
“Gjeomorfologji dhe gjeologji e zbatuar” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore
Mjedisore, diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia,
Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkencat gjeologjike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkencat
gjeologjike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca gjeologjike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushat e Gjeologjisë dhe Gjeomorfologjisë sw zbatuar.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
 

4. Pedagog për lëndën “Hidrologji” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore Mjedisore,
diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia, Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca hidrologjike, ose hidroteknike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca
hidrologjike, ose hidroteknike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca hidrologjike,
ose hidroteknike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushat hidrologjike, ose hidroteknike.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.

 

5. Pedagog për lëndën “Gjeomatikë” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore Mjedisore,
diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia, Itali).

a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca gjeologjike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca
gjeologjike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca gjeologjike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushat remote sensing dhe gjeomatikë.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
 

6. Pedagog për lëndën “Dendroekologji” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore
Mjedisore, diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia,
Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca pyjore.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca pyjore.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca pyjore.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushën dendrologji / dendroekologji.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
 

7. Pedagog për lëndën “Hidrogjeologji” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore
Mjedisore, diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia,
Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca gjeologjike, hidrologjike, ose hidroteknike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca
gjeologjike, hidrologjike, ose hidroteknike. Prioritet kanë kandidatët me diplomë të orientuar
në hidrogjeologji.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca gjeologjike,
hidrologjike, ose hidroteknike. Prioritet kanë kandidatët me doktoraturë të orientuar në
hidrogjeologji.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushën e hidrogjelogjisë.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
 

8. Pedagog për lëndën “Gjeopedologji” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore
Mjedisore, diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia,
Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në një nga shkencat e tokës (shkencat pedologjike,
gjeologjike, bujqësore, pyjore).
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkencat e
tokës. Prioritet kanë kandidatët me diplomë të orientuar në pedologji.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkencat e tokës.
Prioritet kanë kandidatët me doktoraturë të orientuar në pedologji.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushën e pedologjisë.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.

 

9. Pedagog për lëndën “Rreziku hidrologjik” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore
Mjedisore, diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia,
Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca hidrologjike, ose hidroteknike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca
hidrologjike, ose hidroteknike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca hidrologjike,
ose hidroteknike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose
institucione kërkimore të tjera, në fushat hidrologjike, ose hidroteknike.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.

 

 

V. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Bioteknologjisë:


Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
 

Kritere të veçanta
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale ose degë ekuivalente
me to.
2.  Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie, dhe zhvillimin e laboratorëve specifike në Bioteknologji.
3.   Preferohen kandidatët të cilët kanë gradën shkencore “Doktor” ose të jenë në proces.

 

 

VI. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Fizikës :

 

Kriteret e përgjithshme
1. Të ketë përfunduar Ciklin e Parë të studimeve, Bachelor në Degën “Fizikë”, me notë mesatare jo më të
vogël se 8(tetë).
2. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të studimeve, Master i Shkencave në Degën “Fizikë”, me notë mesatare
jo më të vogël se 9(nëntë), ose të ketë diplomë universitare DIND(Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë)
me notë mesatare jo më të vogël se 8(tetë).
3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
 

Kritere të veçanta
1. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet të njohë gjuhën angleze..

2. Preferohet të ketë qenë i punësuar në institucione të arsimit të lartë ku ka qenë titullar për lëndën e kërkuar
ose lëndë të ngjashme.
3. Preferohet të ketë kryer studimet në FSHN, UT.
4. Preferohet të ketë profilin e specifikuar për të mbuluar nevojat vakante të Departamentit të Fizikës
5. Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup.

 

 

VII. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Informatikës :


Kriteret e përgjithshme

1. Të ketë përfunduar Studimet e Ciklit të Parë Bachelor në Informatikë dhe Teknologji Informacioni dhe
Komunikimi ose degë të përafërta me to.
2. Të jetë diplomuar në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave në Informatikë”, “Master i
Shkencave në Teknologji Informacioni” ose në degë të përafërta me to.
3. Diplomë universitare të integruar DIND 5 vjeçar ose një e njëvlefshme me të.
4. Të zotërojë një dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
 

Kritere të veçanta
1. Preferohet të ketë kryer studimet në Fshn, UT.
2. Të ketë përvojë në mësimdhënie së paku si pedagog i jashtëm në Departamentin e Informatikës, FSHN, UT.
3. Preferohet të njohë gjuhën angleze.

Të ngjashme

...