Përcillet njoftini për Aktivitet Informues mbi Bursat dhe Mundësitë Arsimore në Turqi
Ju informojmë se më datë 3 shkurt 2025, në orën 10:45-12:00, në Godinën Liria, tek Qyteti Studenti, salla Aula Magna, do të zhvillohet një aktivitet informues mbi bursat dhe mundësitë arsimore në Turqi.
Ky aktivitet organizohet nga përfaqësues të "Turks Abroad and Related Community", Këshilltari i Arsimit i Ambasadës Turke në Tiranë dhe punonjës të Institutit Yunus Emre.
Gjatë takimit, studentët do të kenë mundësinë të marrin informacion mbi:
- Bursat e ofruara nga Turqia;
- Mundësitë arsimore dhe procedurat për aplikim;
- Përgjigje për pyetjet dhe mbështetje informuese.