Përcjellje informacioni mbi njoftimin për ekspertë, specialistë të pavarur dhe laboratorë të akredituar
Nëpërmjet shkresës së Rektoratit nr.3110/1 Prot., datë 17.11.2022, informohemi se, nga Komisioni i Prokurimit publik është shpallur konkursi për plotësimin e listës vjetore të ekspertëve, Specialistëve të pavarur, Laboratorëve të akredituar për vitin 2023.
Kandidati/ subjektet duhet të paraqesin brenda datës 02 Dhjetor 2022 në selinë e Komisionit të Prokurimit Publik, në adresën kpp_info@kpp.gov.al ose në seksionin e dedikuar të aplikimit në faqen zyrtare kpp.al këto dokumenta: kërkesën për aplikim, jetëshkrim, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, fotokopje të liçensës si ekspert, të librezës së punës, vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore, fotokopje të letërnjoftimit (ID), numër kontakti, si dhe adresën e plotë të vendbanimit.