Workshop "Artificial Neural Networks and Large Language Models"

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka me Grupin BALFIN do të organizohet një workshop me temë " Artificial Neural Networks and Large Language Models"
 

Ju ftojmë të regjistroheni në google forms, që të bëheni pjesë e  workshop-it:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScW_pBvlWka-k9xsCgdu0JBvbW1DDz8XoZm5FaXvXX4q-8vuQ/viewform

 

Nisma #Here2Empower nga programi B4Students, pjesë e kontributit të Mane Foundation për edukimin dhe të rinjtë, mundëson për universitetet një platformë për angazhimin vullnetar të ekspertëve të BALFIN Group në aktivitete formuese sipas nevojave të procesit mësimor, me qëllim për kontribuar në zvogëlimin e hendekut midis formimit teorik dhe aftësimit praktik.

 

Këtë herë vijmë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës me Marlind Maksuti – Team Leader Software Development në Grupin BALFIN. Marlindi punon në projekte zhvillimi dhe dixhitalizimi në të gjitha kompanitë e Grupit Balfin. Ai është diplomuar për Inteligjencë Artificiale dhe gjithashtu është Hulumtues Aktiv në Universitetin e York në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Marlindi do të zhvillojë një workshop (3 orë) në lidhje me Inteligjencën Artificiale me temë: Artificial Neural Networks and Large Language Models, ditën e Mërkurë, data 22 Maj, ora 10:00, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Të ngjashme

...