"Data Science, Particle and Astroparticle Physics School in Tirana 2022"
Edicioni i katërt i shkollës mbi shkencën e të dhënave, astrofizikës dhe grimcave elementare "Data Science, Particle and Astroparticle Physics School in Tirana 2022", 14 – 18 qershor 2022, ka për qëllim të mbledhë dhe të informojë studentët e degës së fizikës dhe jo vetëm, mbi të rejat më të fundit nga kërkimet në fushat e fizikës së grimcave elementare, astrofizikës, fizikës mjekësore, shkencës së të dhënave, si dhe mbi mundësitë e studimit dhe punësimit në këto drejtime. Të gjitha edicionet e kësaj shkolle, të realizuara nga Departamenti i Fizikës, kanë patur mbështetjen e Universitetit të Tiranës, Ambasadës Italiane, CERN – it, Politeknikut të Barit si dhe Institutit Ndërkombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari.
FUSHAT QË ADRESON SHKOLLA
- Fizika e Energjive të larta (Fizika në LHC, Modeli Standart dhe përtej)
- Astrofizikë
- Kozmologji
- Kromodinamikë Kuantike Rrjetore
- Teknika eksperimentale në fizikën e energjive të larta
- Përpunim të dhënash
Për informacione të mëtejshme linku i shkollës: KETU
Regjistrime: KETU
Data Science, Particle and Astroparticle Physics School in Tirana 2022 | ||
---|---|---|
Poster_Summer_School.pdf | 31.05.2022 |