Njoftim për fillimin e vitit të ri akademik 2021-2022

Të dashur studentë ju urojmë mirëardhjen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm!

Njoftohen të gjithë studentët se procesi mësimor fillon në datë 18 Tetor 2021 sipas orarit të shpallur në faqen zyrtare të fakultetit.

Në zbatim të Urdhërit Nr. 395 datë 06.10.2021 i MAS dhe Urdhërit Nr. 413 datë 24.09.2021, Udhërit 413/1 datë 27.09.2021 i MSHMS në auditor do të lejohen vetëm studentët me certifikatë vaksinimi, testin PCR negativ ose vërtetim nga mjeku për pamundësi të kryerjes së vaksinës.

 

Për tu njohur me orarin klikoni: KETU

Per tu njohur me grupet mesimore klikoni: KETU

 

Për studentët e vitit të parë në linket e mëposhtme mund të gjeni:

Informacion orientues mbi Fakultetitn e Shkencave të Natyrës
Planimetria e godinave.pdf 14.10.2021
Informacion në lidhje me përdorimin e adresës individuale [email protected]
Udhezues per email.pdf 14.10.2021
Orari dhe emrat e sallave
Orari dhe emrat e sallave.pdf 14.10.2021
Orari i sallave ku do të kryhet takimi i ditës së parë
TAKIMI I DITES SE PARE.pdf 14.10.2021

Të ngjashme

...