Dr. Aida Dervishi është staf akademik pranë Departamentit të Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2008. Në vitet 2005-2008, ka qenë punonjëse kërkimore-shkencore në seksionin e Biologjisë Molekulare, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Aida Dervishi ka gradën Doktor në Shkencat Biologjike dhe Bioteknologjike, fusha të lidhura me Gjenetikën, nga Universiteti i Ljubljanës, Slloveni. Interesat kërkimore të saj shtrihen në përdorimin e teknikave molekulare në vlerësimin e diversitetit gjenetik, studimin e rajoneve specifike gjenike dhe në studimin e shprehjes së gjeneve. Aida Dervishi është autore dhe bashkëautore e punimeve shkencore në studimin e bimëve aromatiko-mjeksore, endemike dhe atyre me interes ekonomik. Ajo ka udhëhequr 16 tema diplomash në Ciklin e Dytë të studimeve në Departamentin e Bioteknologjisë, si dhe ka qenë bashkëpunëtore dhe kordinatore në një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gradat dhe titujt akademikë
Grada shkencore Doktor në Shkencat Biologjike dhe Bioteknologjike në fusha të lidhura me Gjenetikën. Fakulteti i Bioteknologjisë, Universiteti i Ljubljanës, Slloveni (2015)
Master i Nivelit të Dytë në 'Mikrobiologji dhe Bioteknologji', Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2006)
Diplomë e Integruar (DIND) në Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2002)
Lëndët:
Artikuj konference:
Raporte Teknike:
Fushat e interesit:
Projekte: