Dr. Stela PAPA është anëtare e stafit akademik të Departamentit të Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2011. Me mbarimin e studimeve të larta u emërua Inspektore, eksperte biologe në Sektorin e Shkencave Ligjore, në Drejtorinë e Policisë Shkencore, Departamenti Kundër Krimit Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Tiranë (nëntor 2010-nëntor 2011), ku u specializua në përdorimin e teknikave të ndryshme të bioteknologjisë humane në zbulimin e krimit në Shqipëri.
Në vitin 2015 ka marrë pjesë si kërkues shkencor në kuadër të studimeve të doktoratës për temën “Vlerësimi i shumëllojshmërisë së gjeneve koduese të monoterpen sintetazave dhe produkteve enzimatike të tyre tek popullata të sherebelës të Shqipërisë të veriut”, në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi, e financuar nga Coimbra Group Scholarship, Iasi, Rumani, 13 tetor-13 dhjetor.
Gjatë viteve 2012-2016 ka qenë bashkëpunëtore në 3 projekte, 2 prej tyre kombëtare dhe një ndërkombëtar.
Stela Papa ka udhëhequr 5 teza të Ciklit të Dytë të studimeve të mbrojtura në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT. Në kuadër të kërkimit shkencor ka botuar 7 artikuj shkencorë në Revista Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilët në 3 prej tyre është autore e parë. Ka marrë pjesë në rreth 20 Simpoziume dhe Konferenca Shkencore kombëtare e ndërkombëtare, nga të cilët, në 5 prej tyre është autore e parë.
Gradat dhe titujt akademikë
Doktor i Shkencave. Doktor i Shkencave në Bioteknologji bimore, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2017)
Master i shkencave në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale, Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Universiteti I Tiranës (2010)
Bachelor në Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2008)
Lëndët:
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit:
Projekte: