Prof. As. Valbona SOTA është anëtare e stafit akademik të Departamentit të Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2008. Me mbarimin e studimeve të larta u emërua Punonjëse Shkencore/Fiziologe e Bimëve në Departamentin e Fiziologjisë Bimore dhe të Mikrobiologjisë, Sektori i Fiziologjisë së Bimëve, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akademia e Shkencave, Tiranë (2004 – 2008), ku u thellua në kërkimin shkencor për kultivimin dhe konservimin in vitro të gjermoplazmës bimore me interes. Në vitet 2007 – 2011 ka marrë pjesë në trainime të ndryshme në Bari, Itali, në kuadër të projekteve ndërkombëtare Projekti SIAB, Interreg III, Rivernet Interreg III,. Universiteti i Barit, Itali dhe Trainim në laboratoret e virologjisë vegjetale të CNR – IVV, UOS Bari për përvetësimin e teknikave të shëndetësimit dhe të diagnostikimit molekular të viruseve dhe viroideve, teknika të aplikuara në materialin bimor të specieve frutore bërthamore. Gjatë viteve 2003 – 2017 ka qenë bashkëpunëtore në rreth 10 projekte ndërkombëtare dhe kombëtare. Valbona Sota është bashkëautore e 2 monografive të botuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, autore e tesktit universitar ‘Kulturat bimore indore dhe qelizore’ dhe bashkëautore e tekstit universitar ‘Praktika të kulturave bimore indore dhe qelizore’, të dyja botime të Akademisë së Shkencave. Ka udhëhequr rreth 12 teza të Ciklit të Dytë të studimeve të mbrojtura në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT dhe ka qenë oponente dhe/ose anëtare në komsisione të mbrojtjes së doktoratave në FSHN, UT. Në kuadër të kërkimit shkencor ka botuar mbi 25 artikuj shkencorë në Revista Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilët në në 10 prej tyre është autore e parë. Ka marrë pjesë në rreth 60 Simpoziume dhe Konferenca Shkencore kombëtare e ndërkombëtare, nga të cilët, në 20 prej tyre është autore e parë. Që prej vitit 2017 është anëtare e forumit “Akademia e të Rinjve” pranë Akademisë së Shkencave, vendim nr. 14, dt. 07.06.2017, me qëllim mbështetjen e sudiuesve të rinj
Gradat dhe titujt akademikë
2015: Titulli shkencor 'Profesor i Asociuar'
2012: Grada shkencore 'Doktor' në fushën e Bioteknologjisë Bimore, Departamenti i Bioteknologjisë, FSHN, UT
2005 -2007: Shkollë pasuniversitare (SHPU) - Master i Nivelit të Dytë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
1999 - 2004: DIND në Biologji 5-vjeçare, FSHN, UT
Lëndët:
Tekste mësimore
Monografi
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit:
Projekte: