Lule Basha (Hallaçi) është pjesë e stafit akademik të Departamentit të Matematikës së Aplikuar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, që nga viti 2014, kur përfundoi studimet e larta në degën Master i Shkencave në “Inxhinieri Matematike dhe Informatike” pranë këtij fakulteti. Në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor u orientua në fushën e Probabilitetit dhe Statistikës. Në vitin 2020 mori gradën Doktor i Shkencave me disertacionin me temë: “Modelimi dhe analiza statistike e të dhënave të mbijetesës, modelim parametrik dhe semi-parametrik i të dhënave të censuruara.” Fushat e saj kryesore të kërkimit shkencor përfshijnë: Teori dhe Aplikime të Probabilitetit dhe Statistikës në aktuaristikë, ekonomi, mjekësi, demografi ej. Analiza dhe modelimi i të dhënave të mbijetesës nëpërmjet softuerit R.
Gradat dhe titujt akademikë
DNP, (Diplomë e nivelit të Parë) Inxhinieri Matematikë dhe Informatike. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2012)
DND (Diplomë e nivelit të Dytë ose Master i Shkencave) Inxhinieri Matematikë dhe Informatike. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2014)
Doktor i Shkencave në Probabilitet, Statistikë dhe Metodat e Analizes Numerike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2020). Disertacion me temë: “Modelimi dhe analiza statistike e të dhënave të mbijetesës, modelim parametrik dhe semi-parametrik i të dhënave të censuruara.”
Lëndët:
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit: