Prof. Asoc. Dr. Rudina Osmanaj është lektore dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, prej vitit 2011. Aktualisht mban pozicionin e Zv/Dekanes për kurrikulat e Ciklit të Parë dhe Ciklit të Dytë të Studimeve në këtë fakultet. Ka studimet e fizikës 5 - vjeçare në vitin 2009 dhe Master i nivelit të dytë në Fizikë Teorike dhe Llogaritëse në vitin 2011. Në vitin 2016 ajo ka mbrojtur tezën e doktoraturës me temë “Rivendosja e simestrisë kubike për fermionet minimalisht të dubluara” dhe në qershor të vitit 2022 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”. Rudina ka botuar artikuj të shumtë brenda dhe jashtë vendit si dhe ka paraqitur punimet e saj në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë anëtarë e komiteteve organizative dhe shkencore të disa konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare, shkollave verore, projekteve dhe bordeve editoriale. Puna e saj kërkimore fokusohet në fizikë llogaritëse, teoritë rrjetore të fushës simulimet rrjetore dhe algoritmikë. Aktualisht kërkimi i saj shkencor përqëndrohet tek fermionet rrjetore minimalisht të dubluara, grimcat elementare dhe algortimet e invertimit në LQCD
Gradat dhe titujt akademikë
Profesor i Asociuar (2022)
Doktor i Shkencave në Fizikë Teorike dhe Llogaritëse, Teori Rrjetore e Fushës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë (2016)
Master i Nivelit të Dytë (MND) në Fizikë Teorike dhe Llogaritëse, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë (2012)
Diplomë e integruar e nivelit të dytë, Fizikë speciale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë (2009)
Lëndët:
Tekste mësimore
Artikuj
Konferenca
Fushat e interesit:
Projekte:
Workshops / Trajnime/ Angazhime
Komitete organizative, shkencore dhe redaktuese
Të tjera
Anëtare e grupit të punës së hartimit të raportit të vlerësimit të brendshëm (RVB) për akredimitimin e programit të studimit "Bachelor në Fizikë", "Master i Shkencave në Fizikë" Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.