Alba ÇOMO. Doktor i Shkencave në Informatikë
Diplomuar në Informatikë në vitin 2009, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti I Tiranës. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të dytë në “Shkencat Kompjuterike”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2016 ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në Informatikë me temën “Data Mining në Edukim”.
Fusha e interesit dhe kërkimore, Sistemet e Qeverisjes, Analizimi i të dhënave me anë të metodave Data Mining për zbulimin e njohurive, Aplikacionet E-learning. Sistemet DBMS për menaxhimin e të dhënave, Data Mining, Administrimi i sistemeve BIG DATA.
Prej vitit 2010 kontribuon si lektore pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Me eksperiencë mësimdhënie në lëndët: Bazë të dhënash, Administrim Bazë të dhënash, Programim Web, Gjuhë C/C++, Strukturë të dhënash nën gjuhën C, Sisteme Logjike, Analizë Biznesi, Sisteme Raportimi, Administrim BIG DATA. Prej vitit 2020, punon si Lektore me kohë të pjeshme pranë Universitetit POLIS. Në vitet 2016-2020, ka punuar si lektore me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike. Në vitet 2006-2010 ka punuar si Senior Specialist pranë Bankës BKT (2009-2014) dhe Societe General (2006-2009)
Gradat dhe titujt akademikë
Doktor i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2016)
Lëndët:
Tekste mësimore
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit:
Projekte:
ANËTARE BORDI :
1. Komiteti Shkencor - Revista/Konfereca The 2nd International Conference on Recent Trends and Applications in Computer Science and Information Technology(RTA-CIT 2016). Tirana, Albania. November 18 - 19, 2016 ;
2. Komiteti Organizativ - Revista/Konfereca Konferenca e Shkencave të Natyrës dhe Teknologjisë (KSNTEK 2017). Tirana, Albania. November 17 - 18, 2017
3. Komiteti Shkencor Revista/Konfereca Beyond Databases, Architectures and Structures (BDAS 2018), Poznan, Poland September 2018. Muaj/Viti September 18 - 20, 2018