Anëtar i grupit mësimor – shkencor “Analizë të dhënash”.
Dr. Denis Saatçiu është i punësuar me kohë të plotë pranë Fakultetit Të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Ka një përvojë pune 13 vjeçare si pedagog dhe studiues. Pas diplomimit në Informatikë, në vitin 2008, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me analizën dhe testimin e të dhënave në seritë kohore dhe ndërtimin e modeleve kompiuterikë në vlerësimin e densiteteve probabilitarë në ekonomi.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë algoritmikë, teoritë e gjuhëve, analizën e të dhënave, modelimin e proceseve të biznesit, ndërtimin e modeleve kompiuterikë kryesisht në e-qeverisje, sistemin bankar, mikrofinancë e makroekonomi.
Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare në rolin e ekspertit lokal:
Në konceptimin e sistemit për përgatitjen e Projekt Buxhetit Afatmesëm Vendor dhe monitorimin e zbatimit të buxhetit, projekti Bashki të Forta i implementuar në 16 bashki, I-Learn Unë mësoj financuar nga IADSA, Pogradec Tourism Innovation Project financuar nga UNDP, Dixhitalizimi i të dhënave hidro-meterorologjike financuar nga Banka botërore, Influenca e ndryshimit klimaterik ne biodiversitetet, te mirat e sherbimet ne lagunat e Mesdheut në Universitetin e Salentos, Lecce;
për ndërtimin e termave të referencës dhe të datamodeleve prototip për: Implementim të sistemit për shkëmbimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore, të kërkuara nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, pranë strukturave shtetërore dhe përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor financuar nga UNICEF; Zhvillim i kërkesave funksionale për MIS të personave me aftësi të kufizuar kërkuar nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë.
Ka qenë pjesë e projekteve qeverisje qendrore e vendore të fokusuara në dixhitalizimin e proceseve të tyre si: Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Parave, Policia e Shtetit Shqiptar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Integrimit, Ministria e Ekonomisë Hartimet e Projekt buxheteve afat-mesëm në mbi 15 bashki
Ka një ekpertizë të gjerë në implementimin e sistemeve të ndryshme në sistemin bankar dhe institucionet e mikrofinancës në konceptimin dhe ndërtimin e: Sistem për manaxhimin e kartave dhe pin-eve, Sistem për orientim të shitjeve të produkteve bankare, Sistem Permanent Control, Sistem për menaxhimin e kredive te këqija, Sistem Faktoring, Sistem kontabiliteti dhe menaxhim grantesh.
Ka qënë pjesë e projekteve për analizimin e të dhënave dhe ndërtimin e datawarehouse për të dhëna në institucionet mikrofinanciare si edhe të dhëna gjeohapësinore në kuadër të Trans Atlantic Pipeline.
Ka botuar një sërë artikujsh e ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.
Aktualisht është pedagog pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT. Është pjesë e komitetit shkencor për konferencën periodike të organizuar nga Departamenti i Informatikës, FSHN, UT.
Është kryetar i Komisionit të mbarëvajtjes së marrëdhënieve me studentët në Universitetin e Tiranës.
Eshtë zv/president i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar që prej themelimit të saj.
Ka qenë pedaog i ftuar në disa prej universiteteve publike private.
Gradat dhe titujt akademikë
Diplomë e Integruar në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2008)
Master i Nivelit të Dytë në Sisteme Informatike të Integruara, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2012)
Doktor i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2014)
Lëndët:
Lëndë të mëparshme:
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit:
Projekte: