Dr. Odeta Shkreli

Odeta Shkreli është pedagoge dhe kërkuese në Departamentin e Informatikë, duke kontribuuar në zhvillimin dhe progresin e programit kërkimor të Departamentit. Mban gradën Doktor i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2018). Aktiviteti i saj kërkimor përfshin fusha të tilla si qeverisja elektronike, menaxhimi i performancës së biznesit, menaxhimi i projekteve dhe inteligjenca e biznesit me fokus në sistemet financiare. Ajo ka mbikëqyrur dhjetëra studentë drejt diplomimit për master shkencor. Është autore ose bashkëautore e disa artikujve shkencor të publikuar në revista me faktor impakti dhe ka prezantuar në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Zotëron certifikatat PRINCE2 për menaxhimin e projekteve dhe ITIL për menaxhimin e shërbimeve TIK dhe ka një background të mirë në financë.  Ka një eksperiencë të gjatë si Drejtore e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku ka menaxhuar me sukses projekte mjaft komplekse TIK, si implementimi i Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë Shqiptare (SIFQ). , implementimi i Sistemit të Menaxhimit të Borxhit Publik, projekti i implementimit të kasave fiskale, e shumë projekte të tjera dhe ka përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE dhe Banka Botërore. 

Gradat dhe titujt akademikë

Doktor i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2018).

Lëndët:

  • Menaxhim Projektesh në TI në Master Shkencor “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe Master Profesional në Informatikë Biznesi
  • Hyrje në Inteligjencë Biznesi, Master Profesional ne "Teknologji Informacioni dhe Komunikimi"
  • Strukturë të dhënash nën C, Bachelor në "Informatikë"

Artikuj shkencorë:

  • Shkreli, O. (2017). Cash Management and Forecasting – Analysis and Proposals, Albanian Government Case Study. Journal of Multidisciplinary Engineering Science Studies (JMESS)
  • Shkreli, O. (2017). Data Mining for Financial Time Series. International Journal of Scientific & Engineering Research
  • Shkreli, O. (2017). Neural Networks for Financial Time Series. International Journal of Innovative Science, Engineering & Technology

Artikuj konference:

  • Shkreli, O. Xhina, E. (2014). An Information System Model for the Collection of Public Budget Institutions Revenues, presented at First International Conference on Recent Trends and Applications in Computer Science and Information Technology
  • Shkreli, O. Çobaj, K. (2017). Conceptual Design of a Data Warehouse for Cash Management and Forecasting in Public Finance – Albanian Case, presented at ISERD -253rd International Conference on Recent Innovations in Engineering and Technology (ICRIET), Vienna, Austria
  • Shkreli, O. (2017). Application of OLAP Tools for Cash Management and Forecasting, presented at 2nd International Conference on Social and Natural Sciences, Vienna, Austria
  • Shkreli O, Çomo A.: Main challenges of the Governments’ Digitization Process. Proceedings  3rd International Conference on Recent Trends and Applications in Computer Science and Information Technology, Tirana, Albania, November 23rd-24th, 2018, pages 100-106, ISBN: 978-9928-4138-3-3
  • Çomo A., Shkreli O.: Krahasimi i Kurrikulave të TIK në Gjimnazet e Shqipërisë. Konferenca e V-të Ndërkombetare, me teme: “Problemet dhe sfidat e transformimit të shoqërisë shqiptare drejt standarteve të Bashkimit Europian”, Tiranë, Shqipësi 14-15 Dhjetor 2018.

Fushat e interesit:

  • e-Qeverisja, 
  • Menaxhimi i Performancës së Biznesit, 
  • Menaxhim Projektesh, 
  • Inteligjencë Biznesi e fokusuar në sistemet financiar

  • Konsulente në projektin “Western Balkans Regional Research and Development Strategy for Innovation”, Banka Botërore
  • Eksperte në projektin “Bashki të Forta”