Ilirjan Malollari është pedagog pranë departamentit të Kimisë Industriale prej vitit 1989. Gjithashtu ai kryen funksionin e përgjegjësit të grupit mësimor e shkencor në Inxhinierinë e Proceseve Kimike dhe është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prej viti 2009. Me punën këmbëngulëse ka udhëhequr dhjetra diploma studentesh brenda dhe jashtë vendit, disa dizertacione për gradën Doktor i Shkencave, dhe është autor i 20 teksteve shkencore Universitare, 8 monografi, 12 Raporte Teknike e komunikime shkencore, dhe ka prezantuar e publikuar mbi 250 artikuj shkencore brenda dhe jashtë shtetit si dhe ka marrë pjesë dhe referuar në dhjetra konferenca dhe Kongrese Kombëtare e ndërkombëtare.
Gradat dhe titujt akademikë
Diplomë në Kimi Industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1981)
Kandidat i Shkencave në Inxhinieri Kimike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1992)
Doktor i Shkencave në Kimi Industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1993)
Profesor i Asociuar në Inxhinierine e Proceseve kimike (Kimi Industriale) (1997)
Profesor në Inxhinierine e Proceseve kimike (Kimi Industriale) (2002)
Akademik i Asociuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike (2009)
Akademik i rregullt, Anetar i Asamblese se Akademise se Shkencave të Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike (2020)
Lëndët:
Tekste mësimore
Monografi
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Raporte Teknike:
Fushat e interesit:
Projekte: