MSc. Maria Hoxhaj (1997) ka përfunduar studimet e Nivelit të Parë në degën “Kimi Industriale dhe Mjedisore” (2018),FSHN,UT,Tiranë, dhe në 2020 përfundoi studimet në programin Master i Shkencave në “Kimi Industriale dhe Mjedisore”, FSHN, UT.Gjatë periudhës 2019-2022 ka qënë e punësuar si Inxhiniere Kimiste pranë Fabrikës së Çimentos (ECF),Elbasan.Në Mars të vitit 2021,u angazhua si pedagoge e jashtme pranë UT,FSHN.Në Tetor të vitit 2021,u emërua pedagoge e brendshme pranë UT,FSHN,Departamenti i Kimisë Industriale,Seksioni i Teknologjisë Kimike.
Aktiviteti mësimor përqëndrohet në teknologjinë kimike inorganike dhe organike, karakterizimin e lëndëve të para dhe produkteve të industrisë kimike,inxhinierinë dhe shkencën e materialeve.Veprimtaria kërkimore e saj fokusohet në prodhimin ekologjik te çimentos dhe vlerësimin e impaktit mjedisor nga aktiviteti industrial,karakterizimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe vlerësimin e vetive fiziko-mekanike të materialeve të ndryshme.
Gradat dhe titujt akademikë
Diplomë e Nivelit të Parë në “Kimi Industriale dhe Mjedisore”,Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2018)
Master i Shkencave në “Kimi Industriale dhe Mjedisore”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2020)
Artikuj konference:
Fushat e interesit: