Dhurata Premti është pedagoge pranë Departamentit të Kimisë Industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, që prej vitit 2010. Ajo ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore në fushën e kimisë industriale dhe inxhinierisë kimike. Veprimtaria e saj shkencore përfshin disa drejtime të rëndësishme të kërkimit, ndër të cilat ndotja e ajrit, me fokus të veçantë në matjen eksperimentale dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit në mjedise të ndryshme.
Në këtë drejtim, ajo është përfshirë në projekte studimore që synojnë identifikimin dhe analizimin e ndotësve përmes pajisjeve të monitorimit, duke kontribuar në identifikimin e burimeve të ndotjes se ajrit. Puna e saj përfshin gjithashtu modelimin dhe simulimin e proceseve të ndryshme industriale, si dhe projektimin e impianteve kimike dhe analizën e proceseve të reaksioneve kimike në shkallë laboratorike dhe industriale.
Formimi i saj akademik përfshin një Diplomë të Integruar në Kimi Industriale nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2005), Diplomë Master në Inxhinieri Kimike nga Universiteti i Patrës në Greqi, si dhe gradën “Doktor i Shkencave” në Kimi Industriale (2011). Aktualisht, ajo mban titullin Profesor i Asociuar në fushën e Kimisë Industriale (2015).
Lëndët:
Tekste mësimore
Artikuj:
Konferenca
Raporte Teknike:
Fushat e interesit:
Projekte: